Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se disa nxënës janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Jugut, për trajtim mjekësor, pasi dyshohet se janë helmuar gjatë një ekskursioni.
Lidhur me këtë, Sinjali ka kontaktuar edhe me drejtoreshën e këtij spitali, Luljeta Zhubi, e cila tha se bëhet fjalë për 10 deri 15 nxënës të helmuar.
Ajo tha se nxënësit janë nga rajoni i Prishtinës dhe gjendja e tyre është stabile, por të cilët po marrin infuzione për shkak të simptomave që kanë nga helmimi.
“Janë 10-15 nxënës nga rajoni i Prishtinës, gjendja e tyre është stabile, disa prej tyre kanë simptoma të vjelljes dhe barkqitjes. Situata është e menaxhueshme, janë duke u trajtuar me infuzione”, tha ajo për Sinjalin.