image Helikopteri rrëzohet pranë njerëzve që po laheshin në Miami (VIDEO)

Botë

Helikopteri rrëzohet pranë njerëzve që po laheshin në Miami (VIDEO)

news image

Policia e Miami Beach në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një video ku shihet një helikopter që rrëzohet shumë afër njerëzve që ishin në plazh.

Nga pamjet shihet se si disa persona shkojnë drejt helikopterit për të shpëtuar personat që gjendeshin në bord.

BBC raporton se dy prej tre personave që gjendeshin në helikopter janë dërguar në spital dhe janë në gjendje stabile.

Ndërsa, nga personat që gjendeshin në ujë në momentin e rrëzimit nuk është lënduar askush.

/GazetaSinjali/