image Heldt i emocionuar që po e lë Kosovën: Njerëzit këtu bënë që unë të ndryshoj

Politikë

Heldt i emocionuar që po e lë Kosovën: Njerëzit këtu bënë që unë të ndryshoj

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt sot e ka ditën e fundit të qëndimit në Prishtinë. Ai nesër do të largohet duke e përfunduar mandatin 3 vjeçar si ambasador.

Heldt është shprehur i mërzitur që po largohet nga Kosova pa pasur mundësinë që të përshëndetet me të gjithë miqtë e tij, si pasojë e pandemisë dhe COVID-19.

Por diplomati gjerman ka thënë se do të kthehet privatisht e si mik, për t’i takuar të gjithë miqtë e tij në Kosovë dhe për t’i bërë të gjitha gjërat që s’ka mundur t’i bëjë si pasojë e pandemisë.

“Në gjermanisht është një shprehje që thotë “ende e kam një valixhe në Berlin”, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt. /Gazeta Sinjali