image “Hë mo si u gdhive”/ Policët kapin mat burrin duke vaditur hashashin në jug të vendit (VIDEO)

Shqipëri

“Hë mo si u gdhive”/ Policët kapin mat burrin duke vaditur hashashin në jug të vendit (VIDEO)

news image

Mediumi Faxweb.al ka siguruar video të një kontrolli të policisë në jug të vendit, për parcela të mbjellë me bimë narkotike.

Siç shihet dhe nga pamjet, një i moshuar kapet mat nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimët me hashash, të mbjella në tokë.

Ai shihet i trembur dhe i zënë në befasi teksa punonjësit e policisë e pyesin “hë si u gdhive”.

Në ato momente i moshuari hedh zorrën me të cilën po vadiste bimët, dhe pas kësaj është bërë shoqërimi i tij në komisariat, dhe është bërë asgjësimi i lëndës narkotike.

Burimet sqarojnë se i moshuari pas verifikimeve është arrestuar.

/GazetaSinjali/