image Haziri: LDK-ja e ka mbajtur fjalën edhe pse është vënë në sprovë

Kosovë

Politikë/ Haziri: LDK-ja e ka mbajtur fjalën edhe pse është vënë në sprovë

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se veprimeve të një anshme të Vetëvendosjes, LDK-ja i është përgjigjur me racionalitet politik.

Sipas tij LDK-ja e ka mbajtur fjalën edhe pse është vënë në sprovë.

“Ajo që këto ditë është dalë në planë të parë është se LDK-ja i ka përballua-r veprimet e një anshme dhe ne i jemi përgjigjur me racionalitet politik, e kemi votuar Glauku Konjufcën. Ne e kemi mbajt fjalën, nëse dikush do me na sprovu ne jemi sprovuar”, ka thënë Lutfi Haziri.

Ai tutje ka thënë se pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar i parlamentit, LDK-ja nuk i ka ndërruar qëndrimet e saj. Sipas tij LDK-ja ka kërkuar që ta dijë rolin e saj në qeveri.

“Me një rend pasi e kemi vlerësuar dhe pas ftesës së Kurtit, ne jemi kthyer në bisedime duke vlerësuar se është rrethanë e re politike. Por jemi kthyer duke mos i ndërruar qëndrimet e LDK-së. Ne kemi konstatuar që të ulemi dhe të bisedojmë për rolin e LDK-së në qeveri”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja duhet t’i largojnë rreziqet dhe mundësitë për kërcënim të koalicionit.

“Jo që nuk i besojmë VV-së në qeverisje por nuk e dimë si qeveris edhe duhet t’i largojmë rreziqet dhe kërcënimet e koalicionit “, ka deklaruar Haziri. /Gazeta Sinjali/