image Haziri: Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t'i bashkohen atdheut të tyre

Politikë

Haziri: Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria Hoti zbatimin e Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri është shprehur optimist se ka ardhur kohë që shqiptarët e këtyre zonave t’i bashkohen Kosovës.

“Jam shumë krenar që sot, shtatë vite më parë, kam qenë sponsoruesi i Rezulutës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila mori përkrahjen e shumicës së madhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës. Por, më vjen keq që vetëm dy nga pikat e kësaj Rezolute u implemetuan nga institucionet kosovare. I bëj thirrje kësaj Qeverie që t’i kryej detyrat që burojnë nga kjo Rezolutë sepse Kuvendi është bartës i saj. Dhe në fund, vazhdoj me besu që ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre. Në emër të Zotit, Familjes e Atdheut, Kosova po bëhet”, ka shkruar Haziri në Facebook./Gazeta Sinjali/