image Haziri i dërgon mesazhe Kurtit: Vjosa është në Amerikë se do të ishte në perëndim të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi

Kosovë

Politikë/ Haziri i dërgon mesazhe Kurtit: Vjosa është në Amerikë se do të ishte në perëndim të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka përmendur faktin që Vjosa Osmani ndodhet në Amerikë, përndryshe ka thënë se do të ishte në ulëset në perëndim në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë-Mali i Zi. Këtë koment Haziri e ka bërë pasi mbrëmë Albin Kurti ka shikuar ndeshjen e Kosovës, nga ulëset e stadiumit në pjesën lindore.

Në këtë postim, Haziri ndër të tjera flet edhe për “ndarjen e posteve” nga ana e zyrtarëve të VV-së nëpër studiot e televizioneve.

“Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale”, shkruan Haziri, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!

P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi”, ka përfunduar Haziri.

/Gazeta Sinjali/