Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se oferta e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, për LDK-në nuk ishte dicka e pa njohur, pasi që sipas Hazirit ata kanë qenë në dijeni më herët për këtë ofertë.
Numri dy i LKD-së tha se atyre nuk u ka mbetur hatri pse Vetëvendosje e publikoi këtë ofertë.
“Komunikimi jonë ka qenë në nivel korrekt. E kemi ditur për ofertën edhe më herët.Kjo është politikë e tyre për të vepruar kështu. E kanë bërë veprimin e vet, ne nuk kemi hatër mbetje dhe jemi përgjigjur menjëherë pas disa minutave dhe publikisht e kemi sqaruar pozicionin tonë”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.
Haziri tha se oferta e LVV-së ka qenë e pafavorshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Nuk është mospranim, është përfundim i bisedimeve.Kërkesa e tyre ishte politikisht e favorshme për LVV’në dhe politikisht e pafavorshme për LDK’në”, ka thënë haziri ne T7.
Nënkryetari i LDK-së tha se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeminsitre nga LDK është bërë për njeriun e qëlluar.
“Me nominimin i cili mbart politikat e përbashkëta, kemi gjetur njeriun e qëlluar për LDK’në dhe njeriun e pranuar për të tjerët.Vjosa ka qenë numër 81 në listë dhe ka dalë deputetja më votuar, numri 1 dhe 2 nuk janë udhëzim për nominim”, ka thënë Haziri.
Kryetarii Gjilanit ka mohuar zërat për rivalitet mes tij dhe Vjosa Osmanit. Ai tha se me kandidaten e LDK-së për kryeministre nuk ka pasur e as nuk do te ketë asnjëher rivalitet.