Eden Hazard raportohet se po e mendon seriozisht pensionimin nga kombëtarja e Belgjikës.
Belgjika dështoi të kualifikohet në 1/8 finale të Botërorit në Katar dje, ku barazimi me Kroacinë ia humbi gjasat për kalim tutje, duke u pozicionuar e treta në grupin F me katër pikë.
Maroku arriti që të dalë si fitues i grupit me 7 pikë, e ndjekur nga Kroacia me 5 pikë.
Dhe si rrjedhojë e kësaj, Marca raporton se kapiteni i “Djajve të Kuq” po mendon të largohet nga ekipi i vendit të tij.
Sipas Marcas, nuk është ende një vendim i marrë, por është një ide që ai po e shqyrton dhe do ta analizojë me njerëzit e tij të besuar.