image E konfirmon edhe Romano: Muriqi drejt transferimit në Belgjikë

Futboll

E konfirmon edhe Romano: Muriqi drejt transferimit në Belgjikë

news image

Vedat Muriqi pritet që karrierën ta vazhdojë në Belgjikë.

Reprezentuesi kosovar është afër kalimit tek kampioni belg, Club Brugge.

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio raportoi të mërkurën se një marrëveshje është afër që të ndodhë, teksa lajmi tani është konfirmuar edhe nga gazetari tjetër italian, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Club Brugge po mbyll marrëveshjen e Vedat Muriqit me Lazion. Detajet e marrëveshjes po diskutohen, dokumentet përfundimtare janë përgatitur në mënyrë që negociatat të përfundojnë së shpejti.

Tarifa përfundimtare do të jetë rreth 11 milion euro.

/GazetaSinjaliSport/