Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të vdekjes së një pacienti në Klinikën e Psikiatrisë, pasi dyshohet se ia vuri flakën dhomës në të cilën ndodhej.
Sipas deputetit të PDK-së, ky është një dështim i radhës dhe paaftësi në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor.
Haxhiu ka pyetur se edhe sa raste e skandale duhet të nodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, duke theksuar se dikush duhet të japë llogari dhe përgjejgësi për këtë rast dhe shumë raste të tjera.
Postimi i plotë:
Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi.
Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrëvënies në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor.
Çka dhe sa raste e skandale duhet të ndodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, si dhe shkatërrimin e sistemit tonē shëndetësor?
Përse janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme te pacienti psikiatrik siç po përshkruhet me shenja agresiviteti?
A është dashur të largohen ato mjete, të kontrollohen hapësirat dhe pacientët për mbajtje të mjeteve të rrezikshme?
Dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi për këtë rast dhe shumë té tjera.