image Haxhiu: S’ka arkiva të UÇK-së, Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë

Politikë

Haxhiu: S’ka arkiva të UÇK-së, Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, rreth hapjes së arkivave të UÇK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Haxhiut, Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë për arkivat inekzistente të UÇK-së.

“Është absurditet kjo mënyrë e çasjes së qeverisë Kurti, por edhe vetë Besnik Bislimit në Bruksel. Kurti dhe Bislimi kanë pranuar lojën e Serbisë, për arkivat inekzistente të UÇK-së, sepse nuk ka një arkivë të posaçme përveç raportimeve në media.”

“Por, para se të kërkohen këto nga ne duhet të jap detaje Serbia për vendodhjen e të gjithë atyre që i ka vra dhe zhdukë pas vrasjes”, tha ai.

Haxhiu theksoi se Serbia ka bërë një përpjekje të vazhdueshme për të barazuar viktimën me kriminelin.

“Është një përpjekje e vazhdueshme e Serbisë që të barazojë viktimën me kriminelin dhe këtu viktima dihet që është populli shqiptar dhe kriminelet janë policia dhe ushtria serbe ata që kanë bërë masakra këtu. Unë befasohem se si Albin Kurti e pranon një lojë të tillë, unë mendoj se këtë e bën qëllimisht dhe kur të realizohet e të krahasohen deklarimet e tij të më hershme kundër UÇK-së del që një lojë e tillë nuk është e rastësishme” tha Haxhiu për dokumentarin Expose. /Gazeta Sinjali/