image Haxhiu reagon pas dënimit ndaj minatorëve: Kështu nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit

Politikë

Haxhiu reagon pas dënimit ndaj minatorëve: Kështu nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar duke e kritikuar ashpër Qeverinë Kurti pas dënimit që minatorët e Trepçës morën për grevën e mbajtur për mos-pagesën e pagave nga shteti.

Sipas Haxhiut, dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat dhe dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese.

Ai thotë se kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit, teksa ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Kurti të vitit 2015.

Postimi i plotë:

Menaxhmenti i Trepçës i emëruar nga Qeveria Kurti, nuk ua paguan pagat me kohë minatorëve.

Kur ata i kërkojnë pagat për punën e tyre, menaxhmenti i dënon minatorët grevistë.

Kështu me minatorët nuk është sjellë as regjimi i Millosheviqit.

Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo”.

Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese.

Ku janë 177 milion euro të premtuara nga Albin Kurti për investim në Trepçë?

P.S

Deklarata e Albin Kurtit për Trepçën me 31.01.2015 në Koha Ditore:

Albin Kurti: “Trepça ka nevojë që t’i shtohet vlera përmes investimeve. Në bazë të ekspertëve të Vetëvendosjes, nëse investohen në Trepçë, është një kalkulim i gjatë, 177 milion euro, atëherë nga eksporti i metaleve të përpunuara dhe gjysmë të përpunuara qysh në vitin e parë do të mund të merrnim 450 milion euro, sipas çmimeve të tregut botëror që janë sot.”

/GazetaSinjali/