image Haxhiu: Qeveria ilegale po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise

Politikë

Haxhiu: Qeveria ilegale po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise

news image

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se qeveria ilegale po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise.

Sipas saj, lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të organizuara nga Serbia në Kosovë, është edhe një dorëzim e gjunjëzim i shtetit të Kosovës.

“Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndërkaq, nesër me 21 qershor, do të mbahen zgjedhjet në shtetin e Serbisë, teksa edhe në Mitrovicë të Veriut do të ketë kuti të votimeve./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3809941669076596