Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit ku u raportua për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti 2, i ka thënë deputetëve të pozitës se duhen të brengosen me liderin e tyre sepse nuk është më i njëjti.
Kur i erdhi radha për të folur, Haxhiu shtoi disa probleme të qeverisë të cilat ai i cilëson si dështime dhe i akuzojë ata që fokusin e kishin në vjedhje e jo në mirëqenie të qytetarëve.
“Fokusi i qeverisë nuk ka qenë shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve por tenderët dhe punësimet familjare vjedhja prej pesë euro në tiketa të makinave e deri te tenderëve milionësh”.
Tutje Haxhiu po e konsideron kryeministrin Kurti si klon dhe jo si të vërtet dhe se sipas tij ai është për keqardhje që në seancë nuk ndodhen më shumë se pesë ministra.
“Duheni mu brengosë që iu kanë ndërruar liderin, ky që iku sot nuk është Albin Kurti por është kloni i tij, Albini kur nuk kishte me ikë prej debatit për 100 ditshin e qeverisë së tij”.
“Është për keqardhje me për të debatuar për 100 ditshin e qeverisë dhe t’i kesh katër pesë ministra prezent dhe kryeministri me ik”.
Më tej, Haxhiu Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin e krahasoi me “Ali Babën me 40 hajdudët”.
“Prandaj kam thënë se ky i ngjason Ali Babës me 40 hajdutë, vetë në Greqi kurse ministrat e tij duke vjedhur sa të munden në Kosovë, njëjtë si Ali Baba me 40 hajdutë”.
“Ky Albin Kurti që ka qenë në opozitë, kurrë nuk do të kishte pranuar që ministrat e tij me vjedh e ky me hesht”.
“Albin Kurti kurrë nuk do të kishte pranuar në takim Vuçiqin, mirëpo ky kloni po, ky është takuar disa herë”, ka thënë Haxhiu në fjalën e tij në kuvend. /Gazeta Sinjali/