image Haxhiu: Me Kurtin po legjitimohet Zajednica për kundërshtimin e së cilës u derdh gjak

Politikë

Haxhiu: Me Kurtin po legjitimohet Zajednica për kundërshtimin e së cilës u derdh gjak

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Me pranu ZAJEDNICËN kundër të cilës protestonte Albini dhe LVV, nuk ka pasë nevojë të tensionohet situata në Veri e të vijë deri të vrasja e Afrim Bunjakut dhe plagosja e disa policëve tjerë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Albin Kurti vendimi për targa e ka harru dhe ZAJEDNICËN deri me 5 Nëntor ka me pranu”.

Sipas Haxhiut, me Kurtin po “legjitimohet Zajednica për çfarë edhe është derdhur gjak”.

“Me Albin Kurtin në Qeveri po legjitimohet Zajednica për kundërshtimin e së cilës u derdh edhe gjak”, ka shkruar ai.

“Erdhi në pushtet duke e mashtru këtë popull dhe i tillë do të shkoj, mashtrues”.

/GazetaSinjali/