Deputetët e AAK-së nga opozita po vazhdojnë përplasjet me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se deputetja e LVV-së, Fatmir Kollçaku, e ofendoi për mosdije deputetët e opozitës.
Për këtë Haxhiu i kërkoi Kollçaku të mos fyente, e pastaj të mos u kërkonte të tjerëve ta mbronin.
“Të lutëm të kesh kujdes, mos fyej ngase atëherë mos kërko ndihmë të tjerëve për me të mbrojtë”, është shprehur deputetja e AAK-së.
Nuk dihet se për çfarë e pati fjalën Haxhiu, por Kollçaku i kërkoi asaj që t’i linte kërcënimet. /Gazeta Sinjali/