image Haxhiu - Gërvallës: Schwarz, kush je ti me i klasifiku partitë politike si të korruptuara

Politikë

Haxhiu – Gërvallës: Schwarz, kush je ti me i klasifiku partitë politike si të korruptuara

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ashpër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, e cila tha se PDK është përgjegjësi për instalimin e korrupsionit në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu iu referua kryediplomates me mbiemrin e bashkëshortit të saj gjerman, Schwarz.

“Schwarz, kush je ti që i bën partitë politike edhe i klasifikoni partitë politike të korruptuara. Ka individë të korruptuar, por jo parti. Arrestojeni çdo pjesëtar dhe qytetar që është i korruptuar. Kjo është punë e prokurorisë. Prokuroria ngrit kallëzim penal dhe unë ju them, mos e falni askënd”, tha ai.

Ai po ashtu kërkoi që Gërvalla të japë dorëheqje.

“Jep dorëheqje, nëse nuk e ke atë guxim, e ftoj kryeministrin Kurti që të të shkarkojë, sepse je turp për përfaqësimin tonë”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit./Gazeta Sinjali/