Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë takim, Stjernvall ka uruar ministren Haxhiu për detyrën e re, ku edhe është biseduar për objektivat që ministria e Drejtësisë synon t’i arrit gjatë mandatit të saj.
Ministrja Haxhiu, ka mirëpritur gatishmërinë që ka ambasadorja për të bashkëpunuar me ministrinë e Drejtësisë, duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen.
Haxhiu ka theksuar rëndësinë e madhe që ka mbështetja që Kosova mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend./Gazeta Sinjali/