Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka thënë se në procesin e dialogut ku Kosova përfaqësohet nga bashkëpartiaku i tij, Skender Hyseni, po përgatitet zhbërja e shtetit të Kosovës.
Avdyli ka thënë se dialogu i rinisur me Serbinë po prodhon vetëm të mira për palën serbe dhe është “tmerrësisht i dëmshëm” për Kosovën.
“Dialogu Hyseni – Gjuriq me ndërmjetësimin e Lajqak po prodhon 9 pika ku përveç të pagjeturëve, të gjitha pikat tjera janë pika 100% për interesa serbe dhe tmerrësisht të dëmshme për egzistencën e shtetit të Kosovës. Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë, eksterritorialitet per kishen Serbe, kthimi i tregut për Serbinë dhe asociaciacioni me kompetenca egzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi. Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është të hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajqakut duhet tregu që debat për njohje kemi pasur 20 vjet , dhe ky debat mundet me zgjatë edhe 50 vjet tjera. Në Bruksel po përgaditet zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit a me na njoh atë shtet të dështuar Serbia a po jo. (Video 1,37 min sqaron shumecka)”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Sinjali