image Hashim Thaçi jep një arsye përse Kosova nuk e ka paditur ende Serbinë për krime lufte

Kosovë

Hashim Thaçi jep një arsye përse Kosova nuk e ka paditur ende Serbinë për krime lufte

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova duhet ta padisë Serbinë për gjenocid dhe spastrim etnik, por, theksoi se nuk duhet nxituar, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë Kosova duhet të ketë kujdes me statusin e saj si shtet, për shkak se në të kundërtën sipas tij, Kosovës mund t’i kthehet bumerang.

“Definitivisht, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka kryer spastrim etnik dhe për këtë Serbia duhet të denoncohet, të paditet nga Kosova për gjenocid, por tani duhet të shikojmë edhe statusin tonë si shtet, për shkak të raporteve tone me OKB-në. Duhet të ketë një diskutim të thellë mes ekspertëve tonë dhe atyre ndërkombëtarëve që të mos bëjmë ndonjë veprim të nxituar e të na kthehet bumerang, për të bërë padi, në momentin që e dimë që do të kemi sukses”, tha Thaçi në T7.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po ashtu thotë se Kosova është ndjerë e tradhtuar nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

“Kosova është e tradhtuar në veçanti me mosliberalizimin e vizave. Kosova ka kryer tash e 5 vite të gjitha standardet për liberalizimin e vizave dhe ende nuk ka liberalizim”, tha Thaçi./Gazeta Sinjali/