image Hasan Ismajli kandidat i AAK-së për kryetar të Fushë Kosovës

Politikë

Hasan Ismajli kandidat i AAK-së për kryetar të Fushë Kosovës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e Hasan Ismajlit për kryetar të Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se Ismajli do të vendoset përball keqqeverisjes, për të ofruar zgjidhje për problemet e banorëve të kësaj komune.

“Ajo është bërë vendbanim i qytetarëve nga i tërë vendi, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare. Hasan Ismajli me një guxim intelektual të trashëguar nga daja i tij Akademik Idriz Ajeti, do të vendoset përball keqqeverisjes, për të ofruar zgjidhje për problemet, por edhe reformë të thellë të mentalitetit qeverisës sipas modeleve më të mira amerikane e evropiane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Sinjali/