Harry Kane u kthye sot në stërvitjen e Tottenham, që është hera e parë që e bën këtë me shokët e tij.
Kane është stërvitur me shokët e tij të skuadrës në Tottenham për herë të parë këtë sezon të martën pasi përfundoi periudhën e tij të izolimit pas pushimeve në Bahamas.
Kapiteni i Anglisë, të cilin Manchester City po e ndjek ende, ka qëndruar në The Lodge, një hotel në terrenin stërvitor të Tottenham, ndërsa e përfundoi izolimin e tij pas një pushimi në Bahamas dhe Shtetet e Bashkuara.
Ai iu nënshtrua disa stërvitjeve në terren të hënën, ndërsa shokët e tij të skuadrës fituan me rezultat 1-0, kundër kampionëve të Pep Guardiolas.
Tani ai është kthyer në stërvitje me shokët e tij të skuadrës dhe mund të luajë në ndeshjen e paly-off të Ligës së Konferencave ndaj Pacos de Ferreira.
Në anën tjetër ende qëndron interesimi i madh i Manchester Cityt.
Së fundmi drejtuesit e klubit i kanë dhënë ultimatum sulmuesit, duke i thënë se tani është koha e fundit kur ai mund të transferohet. /Gazeta Sinjali Sporti/