image Harry Kane pranë largimit, dëshiron kalimin te gjiganti francez

Futboll

Harry Kane pranë largimit, dëshiron kalimin te gjiganti francez

news image

Harry Kane pritet të largohet këtë verë nga skuadra angleze Tottenham Hotspur, transmeton Sinjali Sport.

Një nga sulmuesit më të mirë në botë po kërkon një klub më të madh ku dëshiron të fitojë trofe.

“BBC” ka raportuar se agjentët e lojtarit janë futur në bisedime me gjigantin francez Paris Saint Germain.

Parisienët janë duke kërkuar një sulmues që do ta zëvendësoj Kylian Mbappen i cili pritet të largohet këtë verë.

Kane shihet si zëvendësuesi adekuat i Mbappes dhe pritet të transferohet në “Parc de Princes”.

Spurs janë gati ta shesin kapitenin e tyre vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 150 milionë euro.

Në garë për sulmuesin anglez janë edhe Chelsea, Manchester United e Manchester City. /Gazeta Sinjali Sport/