Sipas mediumit spanjoll, “Todo Fichajes”, Real Madrid mund të largojë vëmendjen nga Kylian Mbappe që nuk po e lejon PSG të largohet.
Në rast që edhe në ditët në vijim PSG nuk pranon të nis negociatat, gjiganti spanjoll do fokusohet te Harry Kane, që vlerësohet rreth 150 milionë euro.
Anglezi është që disa vite i shkëlqyer te Tottenham, por dëshiron largimin në mënyrë që të luftojë për trofe.
Manchester City e do me çdo kusht, por Tottenham ka refuzuar ofertat, ngase nuk dëshiron ta përforcojë rivalin.
Real Madrid edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me Kane, por prioritet ishte Mbappe ose Haaland, të dy lojtarët që këtë verë mesa duket janë të paprekshëm.
Tottenham është i hapur të dëgjojë oferta nga Reali, ngase do e lejonte largimin e anglezit në një kampionat tjetër. /Gazeta Sinjali Sporti/