Një 75-vjeçare ka vdekur mëngjesin e sotëm si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj në Durrës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen 9 të qytetit bregdetar, në një apartament në katin e dytë të një pallati.
Viktima është Dashurie Koçi, 75 vjeçe. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ajo jetonte e vetme në banesë.
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një cigare e ndezur e harruar nga e moshuara.
Viktima mësohet se kishte dy vajza që jetonin jashtë, njëra në Itali dhe tjetra në Amerikë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Gazeta Sinjali/