Është zhvilluar një tjetër natë interesante në elitën e basketbollit amerikan, NBA, shkruan Sinjali Sport.
Janë luajtur gjithsejtë nëntë ndeshje mbrëmjen e kaluar, ku vëmendja ishte në dy ndeshje.
Në njërën ishte për arsye se debutoi një prej yjeve të dekadës, James Harden, i cili luajti për herë të parë për skuadrën e re, Philadelphia 76ers.
76ers triumfuan në udhëtim ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat të thellë 133:102.
Fundori amerikan, Harden, në debutim shkëlqeu me double-double prej 27 pikësh dhe 12 asistimeve, ndërsa më efektivi ishte kandidati për MVP, Joel Embiid, i cili realizoi 34 pikë me 10 kërcime.
Në anën tjetër te Minnesota më efikasi ishte Karl-Anthony Towns, i cili realizoi 25 pikë.
Duel tjetër interesant ishte ai mes dy skuadrave të Los Angeles, ndërmjet Lakers dhe Clippers, që përfundoi me rezultat 105:102 për Clippers.
Shtatë basketbollistë te mysafirët realizuan pikë dyshifrore, duke arritur fitoren me lojë ekipor, e ku Terance Mann me 19 pikë e 10 asistime ishte më i dalluari.
Te Lakers më i dalluar LeBron James duke shënuar 21 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve: