Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në garën e balotazhit.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin për të votuar.
“Unë e përfundova obligimin tim qytetar, edhe pse u vonova. Jo vetëm unë, por çdo qytetarë i Kosovës duhet t’a shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, sepse vota e përcakton të ardhmen katër vjeçare të një komune”, tha Haradinaj. /GazetaSinjali/