image Haradinaj tregon se kush do t'i fitojë zgjedhjet: Gjasat më të mira i ka Albin Kurti

Politikë

Haradinaj tregon se kush do t’i fitojë zgjedhjet: Gjasat më të mira i ka Albin Kurti

news image

Kreu i AAK-së, njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj, tha se Kosovës i duhet një president i fortë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qytetarët e Kosovës kërkojnë reforma, kërkojnë ecje përpara, kërkojnë një dinamikë të re në vend dhe një qeveri e kryeministër që i shtyn para reformat”, tha Haradinaj.

Po ashtu, ai tha se gjasat për t’i fituar zgjedhjet i ka më të mira Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Gjasat në këto zgjedhje i ka më të mira VV dhe zoti Kurti. Por qëndrueshmëria e Kosovës varet edhe nga qëndrimet e drejta të presidentit të vendit.

Kosova ka nevojë edhe për një ekuilibër politik dhe institucional.

Unë jam kandidat për president, për të fuqizuar Kosovën në planin e brendshëm dhe veçanërisht në planin e sigurisë”, tha Haradinaj, duke theksuar se synimi i tij është anëtarësimi në NATO.

Sipas tij, një kryeministër i fortë ka nevojë për një president të fortë.

Haradinaj tha se sërish Kosova është përballë sfidave të sigurisë, duke përmendur bisedimet me Serbinë dhe gabimet që janë bërë në të shkuarën në këtë drejtim.

Për këtë arsye, ai tha se barra e përgjegjësisë bie mbi presidentin.

Haradinaj tha se Kosova duhet të arrijë shkallën e plotë të sigurisë, sidomos me anëtarësimin në NATO.

/Gazeta Sinjali/