image Haradinaj tregon se cila parti politike do t’i fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit

Politikë

Haradinaj tregon se cila parti politike do t’i fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe mundësisë që ai të bëhet president i vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj tha në Pressing se pret që Lëvizja Vetëvendosje të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Sa i përket garës për kryeministër besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera me fitu”, tha Haradinaj.

Kurse, kandidatura e tij për president tha se lidhet me situatën në vend.

Kandidatura ime për president lidhet me rrethanat në të cilat po kalon Kosova. Por edhe me një ekuilibër të demokracisë”, deklaroi Haradinaj./Gazeta Sinjali/