Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë qeverinë e propozuar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, të hënën.
Ai ka thënë se është normal vendimi për mbajtjen e seancës plenare për votimin e qeverisë më 3 shkurt, pasi përfundon afati kushtetues.
Haradinaj ka thënë se nuk kanë marrëveshje me LVV-në dhe nuk do ta votojnë qeverinë.
“Normal që është caktuar seanca pasi që kryhet afati kushtetues. Aleanca nuk voton ndonjë qeveri të hënën. Ne jemi opozitë dhe nuk di a do të kenë qeveri të pakicave nuk dua të paragjykoj”, ka thënë ai.
Haradinaj i ka bërë këto komente pasi bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies së tij. /Gazeta Sinjali/