Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj tha se e falënderoi Ramën për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë.
Ai shtoi se me Ramën ndër të tjera, bashkëbisedoi për projektin e hekurudhës Prishtinë – Durrës si dhe dhënien e dyshtetësisë për kosovarët.