image Haradinaj takohet me ambasadorin italian, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

Politikë

Haradinaj takohet me ambasadorin italian, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

news image

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka takuar ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në vend si dhe sfidat që po kalon Kosova.

Tutje, Haradinaj ka njoftuar se ambasadori italian ka shprehur mbështetje në proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe Bashkim Evropian.

“Prita sot në takim, ambasadorin e nderuar Nicola Orlando. Diskutuam së bashku për zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova, në këtë situatë të ndjeshme. Ambasadori italian, shprehu mbështetjen e vendit të tij, në proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe Bashkim Evropian. Falënderues për rolin e Italisë në të kaluarën dhe në këto ditë me rëndësi për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1895109817280090/?type=3&theater