image Haradinaj - Stublla: U ftova për të shkuar në Izrael, për t'i zyrtarizuar marrëdhëniet

Politikë

Haradinaj – Stublla: U ftova për të shkuar në Izrael, për t’i zyrtarizuar marrëdhëniet

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi, për të vizituar Izraelin, raporton Gazeta Sinjali.

Kryediplomatja thotë se janë dakorduar që t’i zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt.

“Pranova ftesën e Ashkenazit për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, ka shkruar Haradinaj – Stublla në Facebook.

Ndër të tjera ajo thotë se përmes telefonit me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, e ka siguruar atë se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Këtë telefonatë, shefja e diplomacisë kosovare e ka cilësuar si historike, e cila, sipas saj, shënon një hap të rëndësishëm përpara me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikë së Kosovës dhe Izraelit.

Kujtojmë që vendosja e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe atij të Izraelit ishte pikë e marrëveshjes së Kosovës për normalizim ekonomik me Serbinë, e nënshkruar më 4 shtator në Washington./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.128220942257307/165965075149560/?type=3&theater