image Haradinaj-Stublla shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e dy vëllezërve nga Deçani

Kosovë

Haradinaj-Stublla shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e dy vëllezërve nga Deçani

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së dy vëllezërve që humbën jetën tragjikisht në Gjermani.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.

“Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjendemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar kryediplomatja kosovare. /Gazeta Sinjali/

Të nderuar Qytetarë, Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Tuesday, October 13, 2020