Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se janë duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë edhe për shqiptarët në Mal të Zi, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj-Stublla, këtë e bëri të ditur gjatë nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me Federaten Pan-Shqiptare “Vatra”, për çka tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për promovimin e vlerave mbarë
“Bashkë me federatën mbarë shqiptare “Vatra” nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, një zotim i cili tani e tutje do të na lidh edhe më fortë dhe bashke do ta hartojmë̈ një agjendë mbarë shqiptarë. Së bashku do të konkretizojmë dëshirën dhe vullnetin e madh për të krijuar një program të promovimit të vlerave dhe interesave tona mbarë kombëtare. Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror që bëmë dje për Luginën e Preshevës bashkë me Qeverinë Shqiptare shënon edhe një momentum të ri në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin dhe përmirësuar gjendjen dhe pozicionin e shqiptarëve. Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe me Shqiptarët e Malit të Zi dhe ky është një zotim që e kemi bërë edhe dje në mbledhjen e dy Qeverive”, ka thënë ajo.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës “VATRA”, Elmi Berisha tha se kjo marrëveshje shërben për bashkërendim të aktiviteteve.
“Vatra luajti rolin e ambasadorit ku për një periudhë të caktuar i bëri politikën e jashtme dhe pagoi nga gjepi i vet ambasadorët e ndryshëm. 100 vite më vonë në vitet 90- ta ishte “Vatra” që i doli zot kombit shqiptarë, ku krijuam ura të reja dhe të fuqishme me ShBA. Ne kemi bashkëpunuar 20 vite me Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, kësaj radhe kemi menduar t’i betonojmë lidhjet tona”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/