image Haradinaj-Stublla: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë

Politikë

Haradinaj-Stublla: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë

news image

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi shumë politikanë në Kosovë sot qëndruan në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet që u mbajtën, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtu ka kujtuar ndërtimet që po lejohen në Mitrovicën e Veriut, donacione nga shteti serb.

Ajo ka reaguar edhe dje lidhur me ndërtimet e banesave në Mitrovicën e Veriut.

Në mëngjesin e së shtunës, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka dorëzuar çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, donacion nga Serbia.

Ai tha se ndërtimi i këtyre banesave është indikatori më i mirë se sa shumë Serbia investon për serbët në Kosovë.

Përderisa Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë! Siç po shihet, edhe opozita e Kosovës sot ishte e zënë duke votuar në Shqipëri, prandaj ju ‘iku’ informata që Kryeministri i Kosovës sot suspendoi detyrën dhe obligimet për të cilat e votoi sovrani, dhe shkoi për të kryer detyrimin si ‘qytetar me korrespodencë’ në Shqipëri”, shkroi në Facebook Haradinaj-Stublla.

Ajo thotë se “asnjëherë nuk na është përshtatë më shumë thënia e Konicës, me 10 prill 1924 në ‘Dielli’”.

““Guvernë s’kemi; parlament s’kemi; gjyqe s’kemi; arka është e zbrazur; miq s’na kanë mbetur; armiqtë përgjojnë”. Matematika e shthurur e politikës kosovare sot, në secilën llogaritje del të jetë një inekuacion kompleks kombëtar!”, shkroi ajo. /Gazeta Sinjali/