image Haradinaj-Stublla: Gjermania është aleat historik dhe krah i fortë i Kosovës

Politikë

Haradinaj-Stublla: Gjermania është aleat historik dhe krah i fortë i Kosovës

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka takuar ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Haradinaj-Stublla ka shprehur mirënjohje për këmbnguljen e Gjermanisë në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje, ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se Gjermani është aleat historik dhe krah i fortë i Kosovës.

“Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasë para vetës.
Kisha nderin që të pres sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, ambasadorin e Gjermanisë z.Christian Heldt të cilin e falënderova përzemërsisht për kontributin e Gjermanisë në çdo etapë të ndërtimit tonë shtetëror.Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tonëPoashtu shpreha mirënjohen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/