image Haradinaj: Shtyerja e zgjedhjeve dëshmi e ikjes nga përgjegjësia

Politikë

Haradinaj: Shtyerja e zgjedhjeve dëshmi e ikjes nga përgjegjësia

news image

IKShPK i ka rekomanduar presidentes së vendit, Vjosa Osmani që t’i shtyejë zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen më 17 tetor, shkruan Gazeta Sinjali. Arsyeja për këtë shtyerje është situata e rënduar me COVID-19.

Mirëpo me këtë rekomandim nuk është pajtuar kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që tentimi për t’i shtyer zgjedhjet është dëshmi e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

Haradinaj ka kritikuar qeverinë që nuk i kanë ngushëlluar familjet e viktimave dhe nuk që nuk e kanë vizituar Infektiven dhe repartet tjera.

“Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve. Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera. Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, ka shkruar ia.

/GazetaSinjali/