image Haradinaj shpreh ngushëllime familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare

Kosovë

Tërmeti/ Haradinaj shpreh ngushëllime familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për dy vëllezërit nga Gjilani viktima të tërmetit në Durrës.

Haradinaj në Facebook u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, përfshirë edhe familjes nga Gjilani, e cila humbi dy djem nga tërmeti në Durrës.

“Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi” , ka thënë Haradinaj.

Tërmeti që ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit, kishte epiqendër Durrësin, ku u shkaktuan dëmet më të mëdha.

Nga tërmeti deri më tani kanë mbetur të vdekur 21 persona dhe qindra të tjerë janë të lënduar.

Kosovarët janë mobilizuar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Dita e nesërme është shpallur ditë zie. / Gazeta Sinjali/