image Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviqi

Politikë

Haradinaj: Serbia e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga Millosheviqi

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999, është e fabrikuar”.

“Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i  Haradinajt në Facebook:

Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.

Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon. /Gazeta Sinjali/