image Haradinaj kërkon sqarime për marrëveshjen: Nëse veriu është trajtuar ndryshe, nuk e pranojmë

Politikë

Haradinaj kërkon sqarime për marrëveshjen: Nëse veriu është trajtuar ndryshe, nuk e pranojmë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat, që u arrit në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që menjëherë të publikohet teksti i kësaj marrëveshjeje, duke shtuar se nëse Qeveria e Kosovës ka pranuar që veriu të trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, atëherë kjo është e papranueshme.

Njoftimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat.

Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket.

Poashtu, jemi të indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri. Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje per sovranitetin e Kosovës!

Poshtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontrollë ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën.

Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrëfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!

/GazetaSinjali/