image Haradinaj: Qeveria Kurti është skandal, VV-së iu ka rritur mendja shumë

Politikë

Haradinaj: Qeveria Kurti është skandal, VV-së iu ka rritur mendja shumë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti po bën skandal me mosmiratimin e Ligjit të Pagave, siç thotë se bëri skandal edhe me refuzimin e gazit amerikan.

Sipas tij, partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, i “është rritur mendja” shumë dhe kështu sipas tij, ky subjekt politik do të ketë rezultat edhe më të dobët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Qeveria as sot nuk nevojë me ia rreh krahun. Kjo qeveri është skandal pasi nuk e voton Ligjin e Pagave për t’i trajtuar me dinjitet mjekët, policët, mësimdhënësit e të tjerët.”

“Mos me votu ligjin e pagave është skandal, siç është skandal refuzimi i gazit amerikan. VV-së vërtet iu ka rritur mendja shumë dhe ishin të pamenaxhushëm, nuk mund ta menaxhonin veten dhe do të ketë rezultat edhe më të keq në zgjedhje nacionale”, tha ai.

Ai përmendi qëndrimet e Qeverisë Kurti në dialog, duke i quajtur skandaloze, siç i vlerëson edhe aksionet në veri dhe “ikjen” që thotë se po e bën kryeministri Albin Kurti nga mediat.

“Skandal i Kurtit ishte pozicioni publik ku e barazonte veten me krimet me Serbinë, pastaj thoshte po i hapim arkivat. Pastaj u deshtë me ndërhy Eskobari për t’i kthyer policinë në shtëpinë e vet”, tha ai në T7, duke shtuar se skandal është edhe vetë ikja e Kurtit nga mediat./GazetaSinjali/