Ish- kryeministri Ramush Haradinaj përmes një konference të thirrur me temën për dialogun ka propozuar të mbahet një konferencë e Kosovës në Kosovë.
Haradinaj ka theksuar se një konferencë e tillë dyditore në Kosovë, duhet të mbahet nga kryetarët e partive politike të Kosovës si dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së.
“Propozoj të mbahet një konferencë e kosoves ne Kosovë, dy ditë, e përberë nga kryetarët e partive politike, si dhe përfaqësuesit e udhëheqjes së dialogut nga BE dhe SHBA”, është shprehur Haradinaj.
Ndërkaq, për kryeministrin Kurti dhe kryekuvendaren Osmani, ai ka deklaruar që janë axhami politikë, pasi kanë ofertuar para kohe heqjen e taksës./ Gazeta Sinjali/