image Haradinaj për sulmin në Vjenë: Terroristët nuk do të fitojnë

Kosovë

Haradinaj për sulmin në Vjenë: Terroristët nuk do të fitojnë

news image

Pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë ka reaguar edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në një shkrim të postuar në faqen zyrtare në “Facebook”, ka thënë se sulmet qyqare asnjëherë nuk do të arrijnë t`i realizojnë qëllimet e tyre dhe se terroristët nuk do të fitojnë.

“Terrorizmi goditi edhe Vjenën. Lutemi për jetët e humbura, solidarizohemi me popullin aleat austriak, ndajmë dhembjen me familjarët që humbën të dashurit. Sulmet qyqare asnjëherë nuk do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore. Terroristët nuk do të fitojnë”, ka përfunduar shkrimi i Haradinajt.

Në sulmin terroristë që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë, sipas autoriteteve atje 3 persona kanë vdekur kurse të paktën 15 të tjerë janë lënduar. / Gazeta Sinjali/