image Haradinaj për operacionet në veri: Janë bërë qëllimisht për ta dorëzuar veriun e Kosovës

Siguri

Haradinaj për operacionet në veri: Janë bërë qëllimisht për ta dorëzuar veriun e Kosovës

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për operacionet në veri gjatë seancës që po mbahet në Kuvend.

Ai ka thënë që këto operacione po bëhen me qëllim që të dorëzohet veriu.

Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, ka thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit

Ai ka thënë se pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët.

Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve ka ndodhur dobësim i shtetit ligjor, besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta bëjnë këtë vlerësim. Në dy raste, Kosova ka dalë e dobët”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/