image Haradinaj pas tërheqjes së “Contour Global”: Kosova dështoi sërish në raport me SHBA-në

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj pas tërheqjes së “Contour Global”: Kosova dështoi sërish në raport me SHBA-në

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka dështuar sërish në raport me Amerikën pas lajmit që “Contour Global”, është tërhequr nga plani për ndërtimin e Termocentralit, “Kosova e Re”.

Haradinaj në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi, transmeton Gazeta Sinjali.

“Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se Kosova e Re. Dështimi i ndërtimit të Kosovës së Re dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1666272676830473

Gjatë ditës së sotme, “Reuters”, ka raportuar se kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë kompania me arsyetimin se nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen./Gazeta Sinjali/