Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të shndërrohet në kauzë.
Ai ka thënë se Anamorava është regjion me shumë rëndësi për Kosovën dhe nuk duhet të anashkalohet. Haradinaj ka thënë se Abdixhiku nuk e përcakton saktë se si do të ndërtohet kjo autostradë.
“Ajo do të kthehet në kauzë edhe nga kjo studio kush do që na dëgjon nga qeveria, kanë me u ballafaqua me kundërshtim nëse e heqin ndërtimin e autostradës.
“Tani përshembull, Anamorava është një vend tepër me rendësi se lidhet me Luginën e Preshevës edhe janë të ndara fondet. Ministri nuk len me nënkuptua mirë, nuk e kuptoj me pikë. Pika pika dalin pika tjera. Këta ministrat e rinj janë pak euforik”, ka thënë Daut Haradinaj.
Ai ka shtuar se 21 vite pas luftës nuk është ndërtuar asnjë autostradë, sipas tij kjo pjesë e Kosovës është akra e shtetit.
“Nëse flasim për periudhën kohore edhe pak ditë i bëjmë 13 vjet shtet i bëjmë 21 vjet shtet, nuk e kemi një autostradë në Anamoravë të cilët janë arka e shteti dhe nuk mund t’i trajtojmë si mos me qenë fare, 20 vjet pa kas me rëndësi dhe do të kaloj edhe 20 vite tjera”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/