image Haradinaj: Masakrën e Reçakut e ka dënuar e gjithë bota

Politikë

Haradinaj: Masakrën e Reçakut e ka dënuar e gjithë bota

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial i Reçakut, ku tha se krimin serb e ka dënuar e gjithë bota.

Ndër të tjerash, ai deklaroi se bashkohen në nderim të viktimave të cilët kanë rënë për liri.

“Respekt të rënëve për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimave të Masakrës së Reçakut, masakër që e ka dënuar e gjithë bota, bashkohemi sot në nderim të rënëve dhe sakrificës që kanë rënë për liri”, tha Haradinaj në një prononcim për media.

Sot bëhen 23 vite, ku më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur./GazetaSinjali/