Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë fjalën në Kuvend pasi kryeministri Albin Kurti raportoi për procesin e deritanishëm të dialogut.
Haradinaj tha se Kurti po ikë dhe po fshehët. Por siç duket Haradinaj nuk po e di se nga kush po fshehet kryeministri.
“Ikje dhe fshehje. Sot nuk kemi kryeministër. Nuk po e di prej kujt po ikë, a prej LVV-së?- LVV nuk e di a e kupton më liderin e vet, nuk besoj që e kuptojnë. Kam bindjen se po fshehet edhe nga opozita, që e ka cilësuar tradhtare e të dëmshme. Për pak u kthye në zëdhënës të qeverive të kaluara. Prej kujt tjetër po fshehet. A mos po fshehet prej Serbisë? Mos Serbia për ndonjë arsye të caktume ka ndonjë fuqi ndaj kryeministrit tonë?. A po fshehet prej aleatëve. A ka mundësi që kryeministri po i ikë Amerikës?“, pyeti Haradinaj në Kuvend.